Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur t’iu komunikojë personalisht të gjithë kategorive që do të përfitojnë nga rritja e pagave vitin e ardhshëm dhe një nga këto kategori janë dhe ushtarakët, me të cilët shefi i qeverisë u takua pasditen e kësaj të marte.

Rama mohon që rishikimi i pagave për buxhetorët behët për të përfituar politikisht në në vit elektoral, siç është 2017.

Sipas tij reformat që qeveria e tij beri në këto vite pikërisht tani po jep rezultatet konkrete, çka po reflektohet në rritjen e pagave për të cilën Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe vetë Ministri i Financave e kundërshtonin. Sipas kryeministrit pagat e ushtarakeve rriten me afro 7 % ./TV KLAN