Ministrja Ibrahimaj: Shtesa do kalojë së bashku me Prillin dhe Majin. Miratohet njohja e pensioneve me Malin e Zi

Rritja e pagave për punonjësit e administratës publike, e cila i nis efektet që në muajin Prill, ende nuk ka kaluar.

Por sipas Ministres së Financave, Delina Ibrahimaj kalimi në llogaritë e punonjësve do të bëhet javën e ardhshme.

Në mbledhjen e të premtes, qeveria miratoi edhe marrëveshjen për njohjen e pensioneve me Malin e Zi.

Deri më tani është finalizuar marrëveshja për njohjen e pensioneve me rreth 10 shtete ku ka shqiptarë, ndërkohë që është duke u arritur dakordësi edhe me Greqinë dhe Italinë. Dy vende këto që ka shumë emigrantë shqiptarë që përfitojnë.

Klan News