Kosova nga sot do të futet në një bllokadë të pjesshme për shkak të rritjes së rasteve me Covid. Qeverie e drejtuar nga Albin Kurti pak ditë më parë mori vendimin për masa shtesë në përpjekje për të ndalur përhapjen e mëtejshme të Covid.

Sipas vendimit nga sot, 7 Prill dhe deri në 18 Prill do të ndalohet qarkullimi i qytetarëve nga ora 22:00 e mbrëmjes deri në ora 05:00 në mëngjes dhe po ashtu lokalet do të jenë të mbyllura.

Po ashtu nga sot të gjithë qytetarët e huaj që hyjnë në Kosovë, përfshirë edhe ata me leje qëndrimi të përkohshme ose të përhershme në Kosovë duhet të kenë test RT-PCR negativ për COVID-19 të bërë në 72 orët e fundit, në bazë të parimit të reciprocitetit.

Një masë tjetër që ka hyrë sot në fuqi është edhe mbyllja e shkollave dhe universiteteve dhe vijimi i mësimi online.

Ndërkohë që nuk lejohet dhe grumbullimi i më shumë se 10 qytetarëve dhe mbajtja e maskës është e detyrueshme./tvklan.al