Italia është gati për të detyruar të gjithë qytetarët e saj që të vaksinohen. Qeveria po mendon që prej datës 6 Gusht të bëjë vaksinën me detyrim, pas shtimit të rasteve me Covid në vend.

Vendimi do të detyrojë të gjithë ata që janë 12 vjeç e lart që kanë marrë të paktën një dozë për të vijuar jetën normalisht, pasi nëse nuk vaksinohen nuk do të lejohen që të hyjnë në restorante, kinema dhe palestra.

Por mosmarrëveshjet brenda koalicionit mund të ndryshojnë idenë fillestare të qeverisë, duke mos e bërë të detyrueshme vaksinën për transportin publik.

Nisma për vaksinim të detyruar vjen në një kohë kur një pjesë e popullsisë ka marrë të paktën një dozë, por javët e fundit është parë një interes më i ulët nga qytetarët për t’u imunizuar kundër Covid-19.

Kryeministri italian Mario Draghi ka dënuar politikanët të cilët flasin kundër vaksinimit dhe sipas tij kanë ndikuar tek të rinjtë, të cilët shprehin një interes të ulët për vaksina.

Numri i rasteve të reja me Covid u dyfishua gjatë javës së kaluar. Italia ka konfirmuar më shumë se 4.3 milionë raste me Covid që nga nisja e pandemisë dhe gati 128,000 humbje jete./tvklan.al