Rritja e sëmundshmërisë në popullatë është shoqëruar me rritje të ndërhyrjeve kirurgjikale. Mjekë specialsitë, si Krenar Lilaj, Arben Gjata, Altin Veshti, Saimir Kuçi u bënë bashkë në Konferencën e Anestezisë që u mbajt në qytetin  e Vlorës.

Arben Gjata, shefi i kirurgjisë në QSUT, thotë se vitet e fundit vihet re një rritje e interventive të ndryshme, kryesisht ato kardiake.

“Është rritur numri i interventive në kirugjinë e zemrës, dhe procedurat miniinvazive që nuk kërkojnë kirurgji, vendosja e stendave dhe hapje të vogla të gjoksit që japin shumë rezultat dhe rikuperim më të shpejtë të pacientit”.

Sipas mjekëve, përveç neglizhencës së kontrolleve mjekësore nga ana e pacientëve, janë edhe një sërë faktorësh që ndikojnë në rritjen e numrit të ndërhyrjeve kirurgjikale, si duhapirja, alkooli, sëmundjet kronike.

Mjekët rekomandojnë që për të zvogëluar rrezikun e ndërhyrjeve çdo person mbi 50 vjeç duhet të kryejë të paktën një kontroll dhe një eko periodikisht.

Tv Klan