Policia Rrugore Lezhë, në bashkëpunim mePolicinë Tiranë  dhe FNSH Shkodër , gjatë 24 orëve të fundit kanë operuar në Lezhë.

Si rezultat i këtij operacioni është bërë e mundur: Arrestimi në flagrancë i shtetasi E.M. për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit.

Janë pezulluar 29 leje drejtimi, konkretisht: 23 leje drejtimi për shpejtësi tej normave të lejuara konstatuar me Radar. 5 leje drejtimi të pezulluara për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit, konstatuar me Drager.

29 drejtues mjetet u ndëshkuan me masë plotësuese dhe u dërgua për gjykim në OASH-Lezhë. U vendosën 30 masa administrative për shkelje të ndryshmë si mos përdorim të sistemeve të fiksimit( kryesisht rripi i sigurimit) dhe përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit.

U bllokua 1 mjet për mungesë dokumentacioni. Gjithashtu u arrestua shtetasi A.L. 37 vjeç. Gjatë kontrollit të ushtruar iu gjetën 2.8 gr lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sattiva. Gjithashtu në Lezhë u bë pilotimi i kamerave të trupit të punonjësit të Policisë. U këshilluan shumë drejtues mjetesh për të shtuar kujdesin gjatë drejtimit të mjetit./tvklan.al