Rritja ekonomike në 6 muajt e parë 2.36%

Rritja ekonomike në 6 muajt e parë 2.36%

16:06 30/09/2019

Lojërat e fatit, TAP dhe energjia ngadalësojnë ekonominë

Rritja ekonomike ka vazhduar të ngadalësohet edhe për tremujorin e dytë të këtij viti, duke shënuar nivelin më të ulët në 3 vitet e fundit. Sipas Institutit të Statistikave për periudhën prill – qershor, ekonomia u rrit 2.31%, ndërsa për 6-mujorin rritja e saj është në nivelin 2.36%.

Peshën më të madhe në ngadalësimin e rritjes së prodhimit kombëtar e ka dhënë grupi argëtim dhe çlodhje, sektori i ndërtimit dhe energjia elektrike. INSTAT e shpjegon rënien e rritjes në këto grupe kështu: “Mbyllja e lojërave të fatit, përfundimi i ndërtimeve nga TAP dhe rënia e prodhimit të energjisë elektrike…”

Aktivitetet ekonomike që kanë shënuar rritje janë ato të tregtisë, transportit dhe shërbimit, bujqësia dhe aktivitetet financiare, komunikacioni dhe pasuritë e paluajtshme.

Qeveria parashikon që për këtë vit ekonomia të rritet në nivelin 4.3%, ndërsa Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe Banka Botërore kanë ulur vlerësimin përkatësisht në 3.5% dhe 3.7%.

Tv Klan

Delta
LAJMET

Të ngjashme

AZHBR
UKT
UKT
Doktori