Prokuroria nis hetimet për manipulim të tregut

Paniku nga koronavirusi i ka dyndur qytetarët shqiptarët drejt farmacive për të blerë maska dhe dezinfektantë. Këtë të martë, pjesa më e madhe e farmacistëve janë dorëzuar përballë kërkesës në rritje, teksa pohojnë se presin furnizimet e reja nga depot.

Por në pak farmaci ku mund të gjesh maska e dezinfektanë, çmimet janë rritur në mënyrë drastike, abuzivisht.

Kjo maskë me karbon blihet sot nga qytetarët për 600 lekë. Ndërsa kjo maskë e thjeshtë, që në një situatë normale do të blihej nga qytetarët për 100 lekë, arrin koston e 450 lekëve. Madje në faturën tatimore përshkruhet si barna dhe jo me artikullin e vërtetë.

Ky farmacist në kryeqytet na tregon vlerën reale të tyre. Ai shton se rritja e çmimit për këto artikuj varet edhe nga depot.

Për të përfituar në këtë situatë kanë menduar edhe farmacitë nëpër rrethe. Në Lushnje, çmimet u rritën disafish.

Maskat mbrojtëse dhe dezinfektatët nuk gjenden më as në farmacitë e Korçës. Kryetarja e Urdhrit të Farmacistit në këtë qytet sqaron se këto produkte mungojnë edhe në depot farmaceutike të vendeve fqinje.

Në Tiranë, prokuroria ka nisur hetimet për “manipulim të tregut”. Pjesë e hetimeve janë depot farmaceutike dhe farmaci të ndryshme që kanë rritur çmimet në dëm të interesave të ligjshme dhe në shkelje të normave ligjore. Edhe burime nga Agjencia e Barnave konfirmojnë se kanë ngritur grupe kontrolli.

Tv Klan