Nën hetim Drejtori Sportiv Igli Tare dhe marrëveshja e mbrojtësit Kumbulla

Zgjerohet harta e skandalit financiar në Seria A italiane. Pas Juventusit, një hetim është hapur edhe për dy klubet e kryeqytetit, Lazio dhe Roma. Sipas asaj që raportojnë mediat italiane, Presidenti i bardhekaltërve, Claudio Lotito dhe drejtori sportiv i klubit, Igli Tare janë nën hetim nga prokuroria e Tivolit.

Dyshohet se klubi i Lazios ka përfunduar në hetim për operacionet e blerjes dhe shitjeve të lojtarëve. Gjithçka ka të bëj me transferimet e lojtarëve nga Lazio drejt Salernitana dhe anasjelltas, me dy klubet që zotërohen nga familja Lotito.

Akoma dhe më i madh skandali te Roma. Nën lupën e Prokurorisë kanë të bëjnë ato marrëveshje që variojnë nga viti 2017 deri në vitin 2019. Periudhë në të cilën Roma ka bërë merkato të bollshëm, mes të cilëve dhe blerjen e mbrojtësit shqiptar, Marash Kumbulla.

Lojtari i kombëtares kuqezi i kushtoi arkave të klubit kryeqytetas 29.5 milionë euro, ndërsa në këmbim për Veronën shkuan edhe tre futbollistë të akademisë. Hetimi është vetëm në hapat e para dhe nuk dihet se sa janë shumat e përfituara nga dy klubet e kryeqytetit italian. Gjithsesi, ajo që për momentin mund të tingëllojë si e sigurtë është se Roma dhe Lazio rrezikojnë sanksione të shumta nëse shpallen fajtore.

Klan News