Ekspertët: Të njehsohen dokumentet, të hiqen barrierat tarifore

Eksportet shqiptare drejt Kosovës janë rritur me 12% përgjatë gjithë këtij viti, por në muajin tetor pësuan një rënie me 9%.

Edhe pse Kosova është treguar “mikëpritëse” me produktet tona, blerja e mallrave në shtetin fqinjë nga ana e Shqipërisë këtë vit ka qenë më e ulët se në 2018-ën. Ekspertët thonë se potencialet e shkëmbimeve tregtare mes dy vendeve kanë mbetur pothuajse në të njëjtat në nivele vitet e fundit, ose kanë patur një rritje modeste. Kjo për shkak të tarifave të vendosura në transportin e mallrave.

Por një studim i bërë nga qendra e eksporteve dhe konkurrueshëmrisë evidenton disa fusha bashkëpunimi tregtare ku vendet mund të rritnin tregtinë dhe të udhëqehin në të ardhmen rajonin.

Rekomandimi që ekspertët japin është zhvillimi i tregut me dokument të njehsuara për bizneset e të dy vendeve.

Nisma për Minishengenin ballkanik shihet si një nisëm në ndihmë të lehtësimit tregtar në rajon, por ekspertët thonë se ajo kurrsesi nuk duhet të bëhet pa marrë pjesë edhe Kosova.  

Tv Klan