cmimi i siguracionitArrin në nivel rekord çmimi i siguracioneve të automjeteve. Nga e mërkura për një automjet me fuqi motorrike mbi 2000 kubik qytetarët kanë paguar 21 mijë lekë nga 14 mije lekë që ka qenë më parë, ndërsa për mjetet nën 1600 kubik çmimi ka arritur në 19 mijë lekë.

Kjo rritje e çmimit në mënyrë të menjëhershme dhe të organizuar argumentohet nga kompanitë e sigurimit me rritjen e kostos së mbulimit të dëmit, kryesisht gjatë kohëve të fundit që sipas tyre është shtuar numri i aksidenteve.

Kompanitë e sigurimit paralajmërojnë për rritje të mëtejshme të çmimit, pasi tarifat aplikohen në përputhje me përllogaritjen e kostos.

Vitin e kaluar kompanitë e sigurimit shënuan luhatje të theksuara të çmimit, që në shumë raste prima e sigurimit shitej nën kosto. Kjo bëri që gjatë vitit 2013 bilanci i siguracioneve të ulej me 6 përqind në total.