Koreja e Jugut mund të konsiderohet padyshim një nga vendet që e ka luftuar më me sukses koronavirusin. Megjithatë kohët e fundit, shteti aziatik ka raportuar një rritje të lehtë në numrin e të infektuarve.

Vetëm ditën e kaluar, atje u konfirmuan 79 raste të reja, që është numri më i lartë që prej datës 5 Prill.

Të paktën, 68 prej këtyre rasteve janë transmetime lokale dhe lidhen me një qendër logjistike. Sipas mediave, e gjithë lufta e autoriteteve është përqendruar në këtë qendër për momentin, pasi aty janë shënuar shumica e rasteve.

Pak javë më parë, Koreja e Jugut luftoi një tjetër vatër që lidhej me kryeqytetin, sidomos me zonën e klubeve të natës. Ky vend ishte vatra e parë e Covid-19 jashtë Kinës, por e menaxhoi mjaft mirë situatën./tvklan.al