Rrjedhja e të dhënave të përdoruesve, Facebook në telashe



Rrjedhja e të dhënave të përdoruesve, Facebook në telashe

23:46 16/04/2021

Facebook mund të përballet me padi masive nga përdoruesit për shkak të rrjedhjeve masive të dhënave. Lidhur me këtë përdoruesve të Facebook që u janë vjedhur të dhënat u është kërkohet që të marrin masa ligjore kundër gjigandit të teknologjisë.

Rreth 530 milionë përdorues të Facebook kanë zbuluar se informacione personale të tyre duke përfshirë, në disa raste dhe numra telefoni. Një grup personash po përgatitet të çojë një çështje në gjykatat irlandeze në emër të qytetarëve të BE-së të prekur nga rrjedhja e të dhënave personale.

Facebook mohon të ketë lidhje me këtë skandal dhe në një deklaratë kanë thënë se të dhënat ishin fshehur dhe nuk janë publike. Antoin Ó Lachtnain, drejtori i Digital Rights, paralajmëroi kompani të tjera të teknologjisë se lëvizja  mund të jetë fillimi i një efekti domino.

DRI pretendon se Facebook nuk arriti të mbrojë të dhënat e përdoruesit dhe nuk ka njoftuar ata që ishin prekur nga kjo gjë.

Rrjedhja e të dhënave u zbulua për herë të parë në vitin 2019, por kohët e fundit të dhënat e përdoruesve mund të gjendeshin lehtësisht në internet./tvklan.al







Të ngjashme