Rrjetet sociale dhe celulari kanë ndryshuar oraret e gjumit. Ekspertët kanë arritur në përfundimin se për shkak të stresit që na shkaktojnë rrjetet sociale, duhet të bëjmë më shumë se 8 orë gjumë. Stresi që na shkakton celulari dhe rrjetet sociale është rritur ndjeshëm dhe minimalisht duhet 8 orë e gjysmë gjumë që trupi të pushojë sa duhet.

Daniel Gartenberg, profesor në Universitetin Shtetëror të Pensilvanisë dhe autor i studimit, shpjegon se përveç rimëkëmbjes së qelizave, truri duhet të përpunojë të gjithë informacionin që ka marrë gjatë ditës. Dhe ky informacion është shumë i madh, meqënëse shpenzojmë kohë të madhe në celular dhe rrjetet sociale. Duke e shpjeguar me gjuhën kompjuterike, truri ynë merr në ditë 34 GB informacione.

Për këtë arsye, është e nevojshme zgjatja e orëve të gjumit. Nga 7 apo 8 orë gjumë që ka qenë norma, tani duhet të flemë të paktën 8 orë e gjysmë për t’u përpuanuar nga truri i gjithë informacioni që përthithim gjatë ditës. /

tvklan.al