Brenda vitit të ardhshëm i gjithë rrjeti energjetik i jugut do të ofrojë furnizim me cilësi të lartë për banorët e zonave bregdetare. Ministri i Energjisë, Damian Gjiknuri tha nga Himara se me hyrjen në funksionim të linjës 110 kilovolt dhe montimin e stacionit të lëvizshëm në këtë zonë, situata këtë vit ka ndryshuar dukshëm.

Ministri i Energjisë, Damian Gjiknuri:

Performanca e mirë në sektorin energjetik ka filluar të kthehet në investime dhe pikërisht investimet u drejtuan në jugun shqiptar sepse për turizmin, energjia është jetike. Ditët e fundit po shqyrtohen ofertat edhe për 2 nënstacione të reja, nënstacioni në Orikum dhe Himarë dhe do të kompletojnë gjithë investimin nga Vlora në Sarandë.

Sipas Operatorit të Shpërndarjes në rajonet që shtrihen dhe preken nga zonat bredegtare nga Veriu ne Jug po investohen rreth 25 milionë dollarë./TV KLAN