Policia spanjolle mundi të arrestonte në Marbella (Spanjën jugore) një rrjet prostitucioni që shiste nëpërmjet internetit virgjërinë e një të miture për më shumë se 5000 euro.

“Hetimi çoi në arrestimin e shtatë personave për prostitucion, shfrytëzim seksual dhe joshje të të miturve, si dhe për akuzat ndaj një 16-vjeçareje, të cilën e kishin nxjerrë në internet duke i vënë çmim virgjërisë së saj” tha policia në një deklaratë.

Rrjeti ofronte shërbime të ndryshme seksuale në shtëpi në vendpushimin e Marbellas, Andaluzi.

Fillimisht policia kishte marrë një email anonim ku thuhej se vajza e reklamuar ishte 18 vjeç, por në fakt ajo dukej shumë më e re. Pastaj një tjetër qytetar që kishte kontaktuar policinë u kishte rrëfyer  se vajza ishte 16 vjeç.

Policia spanjolle ka realizuar në vitin 2013 një plan kundër kontrabandimit të qenieve njerëzore për shfrytëzim seksual.

Sipas policisë, rrjeti në Andaluzi bashkëpunonte me kompanitë e taksive që i transportonin gratë në hotele ose në shtëpitë e klientëve që kishin të ardhura të konsiderueshme./tvklan.al