Lekë Konini, shqiptari që punonte si shofer kamioni në Detroit, ka pranuar fajësinë për trafik droge nga Cleveland në SHBA, drejt Kanadasë.

Sipas prokurorisë amerikane pas një marrëveshje të avokatëve mbrojtës, Konini tashmë rrezikon një dënim nga 5 deri në 7 vite burg, ndërkohë që seanca për të, do të jepet në muajin Gusht.

 

Lekë Konini, së bashku me 3 shqiptarë të tjerë, u arrestuan në Mars të këtij viti, si pjesë e një hetimi për kontrabandën e sasive të mëdha të drogës, veçanërisht të marijuanës së cilësisë së lartë, në kufirin SHBA-Kanada.

20441430-mmmain

Gjithashtu krahas tij të akuzuara janë dhe dy motrat Jonida Aliçka 28-vjeç dhe Denisa Aliçka, 26 vjeç, si dhe Rinald Turhani, 37-vjeç.

Edhe Denisa Aliçka dhe Rinald Turhani kanë pranuar fajësinë, ndërsa Jonida Aliçka, duhet te paraqitet në gjykatë në muajin Korrik.

Sipas një informacioni, mësohet se për Koninin dhe Turhanin ishin partnerë kontrabandën e drogës.

Prokurorët thanë se një pjesë e sasisë së drogës u gjetën në apartamentin ku jetonte Denisa Aliçka dhe se ajo dhe e motra, kryenin udhëtime të shpeshta nga New York-u drejt Michigan, duke transportuar mesatarisht 15-20 kilogramë drogë.

Dy vajzat shqiptare kishin tërhequr vëmendjen e policisë, me jetën luksoze, me makinat e shtrenjta, ndërhyrjet plastike dhe udhëtimet e shumta në Miami./tvklan.al