Në Singapor është testuar me sukses një mënyrë e re dhe më e sigurt për transmetimin e të dhënave

Realizohet një rrjet me lidhje kuantike që nuk mund të sulmohet nga hakerat. Prova ka ndodhur në Singapor nga kolosi i Icloud Amazon Web Services në një zonë metropolitane në një distancë prej 3km mes dy ndërtesash.

Kjo nuk është hera e parë që tentohet të realizohet një rrjet i tillë, dhe qëllimi është pikërisht puna mbi teknologjinë kuantike që ka potencialitet mjaft të lartë në transmetimin e të dhënave në mënyrë që të jenë të padhunueshme e të pacënueshme.

Nevojat e fundit të tregut janë pikërisht ruajtja e privatësisë dhe protokolleve të sigurisë, që përbëjnë edhe sfidën më të madhe për qeveritë dhe kompanitë dhe të shumta janë tentativat e institucioneve të ndryshme në eksperimentimin e criptografisë kuantike.

Ne rastin konkret, dy përdoruesit në komunikimin quantik, kanë një çelës sekret, që shifron komunikimin dhe njoftohen nëse një përdorues i tretë ka tentuar të marrë ndonjë informacion dhe nëse ka arritur qëllimin. Sipas ekspertëve, kjo është e ardhmja.  

Klan News