Shkrihen muzika lirike dhe ajo “Rock”

Si mund të bashkohen muzika lirike dhe ajo rrok në një këngë të vetme. E kanë bërë mexosopranoja e njohur Vikena Kamenica dhe rrokeri Gjergj Kaçinari në koncertin e “Rrok’e agimin” që u ngjit në skenën e Teatrit të Operas dhe Baletit me rastin e 28 dhe 29 Nëntorit. Por ata nuk ishin të vetmit.

Si asnjëherë më parë këngëtarët e njohur lirikë kanë sjellë të stilizuara këngët e luftës. Nuk mungoi edhe muzika e pavdekshme e filmave shqiptarë e sjellë në një mënyrë të veçantë.

Surpriza e mbrëmjes ishin grupet polifonike dhe si Goliku i Tepelenës apo ai Lapardhasë së Beratit.

Muzika më e mirë e kompozitorëve Çesk Zadeja apo Alekasandër Lalo erdhi ndryshe nga zërat e Vikena Kamenicës, Kamela Islamajt, Xhieldo Hysenit dhe Ivana Hoxhës, etj.

Tv Klan