Rrokullisja drejt vdekjes

Rrokullisja drejt vdekjes

21:47 18/07/2019

17 të vdekur dhe 50 të plagosur

Një aksident me pasojë vdekjen e të paktën 17 personave dhe plagosjen e 50 të tjerëve ka ndodhur mesditën e së enjtes në provincën Van të Turqisë.

Sipas agjenicsë së lajmeve “DHA”, shoferi i një minibusi të tejmbushur me emigrantë që ishin futur ilegalisht në Turqi, humbi kontrollin e mjetit dhe u rrokullis në humnerë për rreth 35 metra.

Shumë prej emigrantëve dolën nga dritaret, ndërsa vendngjarja u kthye në një skenë masakre me njerëz që kishin humbur jetën e shumë të tjerë që kërkonin ndihmë.  

Autoritetet konstatuan se mes 17 viktimave kishte shumë gra e fëmijë. Ndërsa të plagosurit u dërguan me shpejtësi në spitalet më të afërta. Ende nuk dihet kombësia e viktimave. /tvklan.al

Të ngjashme
UKT