Banorët: Të ndryshojë vendimi, shtohen kostot për lidhjen me Tiranën

Banorët e disa fshatrave pranë aeroportit të rinasit janë përplasur me policinë, pasi kundërshtuan vendimin e ARRSH që rruga të jetë me një kalim.

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka vendosur që segmenti rrugor, Qafë Kashar-rrethrrotullimi i aeroportit të Rinasit deri në Ahmetaq të jetë vetëm me një kah lëvizje, pra qytetarët që vijnë nga Tirana mund të udhëtojnë deri në Rinas, por për t’u kthyer nuk mund të ndjekin të njëjtën rrugë. Ata duhet të përdorin rrugën nga Kamza ose nga Vora.

Siç shihet edhe nga pamjet, automjetet të gjitha lëvizin vetëm në një drejtim. Ndërkohë e gjithë rruga është me punonjës policie të cilët orientojnë qytetarët. ARRSH sqaron se ky vendim është marrë pasi për shkak të aksidenteve, shumë qytetarë kanë humbur udhëtimet e tyre. Po cilat janë rrugët për t’u kthyer në kryeqytet?

Kjo rrugë është njëra nga mundësitë më të shkurtra për të dalë në Kamëz që qytetarët do të përdorin për t’u kthyer në Tiranë. Siç e shikoni ajo është e prishur dhe me gropa.

Pamjet e tregojnë qartë që rruga është në gjendje të mjerueshme. Ky segment për të gjithë qytetarët që do ta përdorin është përbri pistës së aeroportit “Nënë Tereza’, të nxjerr në afërsi të urës së Tupit, më pas në urën e Tapizës dhe duhet të kthehesh në Kamëz, për të mbërritur në Tiranë. 

Të gjithë qyetarët të cilët vijnë nga veriu nuk mund të përdorën më kryqëzimin e lapidarit për të udhëtuar në drejtim të aeroportit, po ata duhet të vazhdonë në drejtim të Vorës në Qafë-Kashar dhe më pas për në Rinas. I njëjti itinerar do të ndiqet edhe për ata që vijnë  nga Rinasi për t’u kthyer në drejtim të banesave të tyre duhet të përdorin këtë degëzim.

Qytetarët e disa fshatrave që janë në të dyja anët e segmentit rrugor, Qafë Kashar-rrethrrotullimi i aeroportit të Rinasit deri në Ahmetaq, kanë paralamjëruar se do të zhvillojnë protestë edhe të martën në orën 10. Ata kërcënuan se do të bllokojnë rrugën me mjete të tonazhit të rëndë. 

Klan News