Kjo është rruga e re e Shishtavecit në Kukës, e ndërtuar vetëm një vit më parë. Ajo lidh 14 fshatra me njeri-tjetrin, si dhe ka shkurtuar distancën mes Kukësit dhe Dibrës.

Mungesa e mirëmbajtjes në segmente të veçanta po e çon drejt shkatërrimit.

Autoriteti rrugor shqiptar ka tenderuar mirëmbajtjen vetëm për segmentin e parë të këtij aksi prej 11 km, duke lënë në mëshirë të fatit 23 kilometra të tjerë.

Kjo situatë tremb banoret e zonës, të cilët thonë se dëmtimi i rrugës,do të kthejë izolimin e tyre.

“Me rrugën në këtë zonë ka qenë një fitore e madhe, kurse me mirëmbajtjen kjo vitin tjetër po del jashtë përdorimit për mosmirëmbajtje. Kur të vijë pranvera sa të kalojë dimri këtu nuk do të ketë rrugë më.”

“Për rrugën kemi kënaqësi të madhe që është bërë, mirëmbajtje s’ka fare.”

“Nuk ka interesim fare.”

Bashkia e Kukësit ka trokitur në çdo institucion për procedurën e kësaj rruge.

Tv Klan