Balluku: I gjithë aksi përfundon brenda Qershorit
Shtatë muaj nga nisja e punimeve, gati 70% volumit të punës për rehabilitimin e rrugës së vjetër Fier-Vlorë kanë përfunduar.
Zëvëndëskryeministrja njëherësh edhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku tregoi me detaje të gjithë punën kryer në këtë aks që do të përfundojë në Qershor.
Balluku foli edhe për nisjen e punës për Korridorin Blu, në një prej loteve të tij, dhe Korridorin 8 që lidh Portin e Durrësit me Maqedoninë e Veriut me segmente hekurudhore.
Për Ballukun rruga Fier – Vlorë i jep mundësi drejtuesve të lidhen direkt me By-Passin e Vlorës dhe është një alternativë e dytë për të gjithë ata që destinacion kanë Vlorën.
Tv Klan