Ka nisur me emocione dhe plotë të papritura reality dating show i parë në Shqipëri, ku vajzat konkurrente të Love Story në Klan TV kanë surprizuar Saimirin, biznesmenin shqiptar që jeton në Gjermani dhe ka vendosur të gjejë dashurinë e jetës në vendin e tij të lindjes.

Enxhël, një nga konkurrentet në garë për të fituar zemrën e Saimirit, vendosi ta befasojë 33-vjeçarin me një kuti llokumesh, teksa i shijuan nga duart e njëri-tjetrit.

“Jam shumë e lumtur që të takoj. Unë si një vajzë gjirokastrite dhe tradicionale që jam, të kam sjellë këto llokume në shenjë mirëseardhjeje”, u shpreh Enxhëll.

Ndërkohë, Saimiri i tha se e kishte zënë në një pikë të dobët pasi atij i pëlqejnë shumë ëmbëlsirat.

“Më ke kapur në një pikë të dobët sepse unë ëmbëlsirat i kam shumë qef. qenke shumë e bukur dhe dukesh si një aktore Hollyëood-i, me atë stilin e flokëve. I paske sytë shumë të bukura. Ti qenke më e ëmbël se llokumi që hëngra. Qenke shumë e mirë”, u shpreh Saimiri mes emocionesh. 

Enxhëll është një vajzë 25-vjeçare nga Gjirokastra dhe profesioni i saj është laborante dentare.

Për më shumë se 10 vite ka ajo qenë balerinë, por ka hequr dorë kur ka filluar gjimnazin.

Enxhëll është pak e ndrojtur, ndaj nuk e fsheh që shpesh disa nga dëshirat e saj janë frenuar për shkak të natyrës që e karakterizon.

Ajo rrëfen se ka ardhur në “Love Story” për të sfiduar veten./tvklan