Rruga që rrezikon jetën e qytetarëve (Video)

Rruga që rrezikon jetën e qytetarëve (Video)

21:18 20/06/2019

Banorët e rrugës “Asim Vokshi” në Tiranë, në segmentin që e lidh me Gjykatën e Krimeve të rënda, janë ankuar pranë emisionit “Stop” në Tv Klan për mungesën e sinjalistikës, që është bërë burim i shumë aksidenteve.

Pranë kësaj rruge ndodhet edhe shkolla 9-vjecare “7 Marsi”. Në ndarjen mes dy senseve të kalimeve, autoritetet kompetente kanë hapur një kalim për këmbësorët, por aty mungon sinjalistika horizontale, pra vijat e bardha. Qytetarët shprehen se kalimi në këtë rrugë është shumë i rrezikshëm.

“Kam parë të tjerë kalamaj këtu që i ka përplasur makina përtokë. Dalin këtu prej shkolle dhe ikin këtej për shtëpi. Edhe kjo që e kanë hapur është e rrezikshme. Këtë e kanë bërë për kalamajtë, por kjo është e rrezikshme shumë”.

“Këtu nuk ndalojnë fare makinat se këtu nuk ka vija të bardha. Mungon sinjalistika e duhur”.

Eksperti rrugor Gëzim Hoxha thotë se kjo hapësirë kalimi për këmbësorët nuk duhet të ishte hapur fare për faktin se 50 metra më larg ndodhet semafori. Megjithatë, pavarësisht se është krijuar kjo rrugë kalimi, të paktën duhet të plotësohet me të gjitha elementet e sinjalistikës.

Eksperti Gëzim Hoxha: Segmenti rrugor në unazë ku ju diskutonit është hapur dhe është bërë një vend kalimi për këmbësorët. Por nuk është kompletuar me sinjalistikën e duhur. Aty ka vetëm tabela vertikale, por sinjalistika horizontale mungon. Kjo rrit rrezikshmërinë e qarkullimit të qytetarëve dhe i fut në fluks të pakontrolluar. Njëkohësisht kjo nuk tërheq vëmendjen e drejtuesve të mjeteve, sepse drejtuesi i mjetit shikon sinjalistikën vertikale, por në qytet është e domosdoshme dhe sinjalistika horizontale. Duhet një sinjalistikë e dubluar se vendi i kalimit të këmbësorëve është një vend i rrezikshëm. Bashkia në momentin që ka hapur këtë duhet të kishte vendosur gjithë sinjalistikën e nevojshme për të parandaluar aksidentet dhe për të ruajtur jetën e qytetarëve. 50-60 metra larg që aty ka një semafor, duhet t’i edukojnë fëmijët që të shkojnë tek semafori. Kjo hapje rruge në këndvështrimin tim nuk duhet të ishte bërë. Përderisa këta e kanë hapur, duhet t’i vendosin sinjalistikën e duhur. /tvklan.al


Delta
LAJMET

Të ngjashme

KPT
KPT
UKT
UKT
Doktori