Këto janë pasojat që la tërmeti 7 ballësh i të premtes së kaluar në Alaska.

Por rruga e shkatërruar dhe pamjet apokaliptike, janë që tani një kujtim i hedhur pas krahëve për qytetarët e shtetit amerikan. Brenda 4 ditëve rruga është riparuar dhe kthyer në gjendje optimale.

Pamjet e publikuara në mediat amerikane tregojnë riparimin në kohë rekord të rrugës, të çarat masive dhe gropa që kishte përpirë edhe makina.

Por krahas, lëvdatave për rindërtimin, rruga e rregulluar ngjalli edhe zili në shtetet e tjera. Meqë u dashka kaq pak kohë, përse nuk rregullohen edhe rrugët tona të amortizuara, ankohen amerikanët.

Tv Klan