Prej disa ditësh vendi është mbuluar nga bora si dhe termometri ka shënuar -15 gradë celsius në disa zona të thella.

Si pasojë e kushteve të vështira dhe bllokimi i rrugëve në Burrel një grua shtatzënë u transportua me helikopter në kryeqytet.

Gjithashtu, Ministria e Mbrojtjes, njofton se dhe në Sarandë një i moshuar i cili kishte probleme të rënda në mushkri u soll me helikopter në QSUT për të marrë ndihmën mjekësore.

/tvklan.al