12 të rinj prezantojnë veshjet tradicionale afgane

Në kohën që moda ka një javë që flet në Paris, në Afganistan, një grup të rinjsh i kanë kthyer rrugët e Kabulit në pasarela. 16 djem dhe vajza prezantuan veshjet tradicionale të vendit të tyre, ngjyrat e të cilave duken si një protestë ndaj realitetit të errët të grave dhe vajzave afgane.

Por moda nuk ishte qëllimi i parë. Këta të rinj duan të inkurajojnë moshatarët e tyre të sfidojnë steriotipet e shoqërisë afgane dhe të shprehen përmes modelimit.

“Qëllimi ynë është të promovojmë modelimin në komunitet dhe t’ju tregojmë njerëzve se përmes tij mund të tregojmë kulturën e vendit tonë dhe të jemi më të bashkuar”.

Ngjarja është krejtësisht e pazakontë në një vend si Kabuli, ku shfaqjet e modës janë vërtetë të rralla dhe ku shumica e grave në vendin konservator vishen me burka.

Kjo ishte e para sfilatë e mbajtur në ambiente të hapura, ose në rrugët kryesore të kryeqytetit të Afganistanit.

Tv Klan