Arkiva Lajme – Tv Klan 2000

Rruga nga Tirana drejt plazhit të Durrësit nuk është veçse 40 kilometra, por në ditë të tilla si kjo dielë fund Maji, trafiku i rënduar u zgjat padurimin pushuesve që udhëtojnë drejt plazhit. Në rrugëdalje drejt Durrësit, në drejtimin nga Vora dhe në krahun tjetër nga Ndroqi, që në orët e para të mëngjesit shihje vargje të gjata makinash.

Kështu që udhëtimi nga 30 minuta i planifikuar zgjaste në 1 orë e 30 minuta. Pjesë të caktuar të rrugëve drejt Durrësit, kohët e fundit janë shtruar duke i lehtësuar levizjen e automjeteve. E veçanta e kësaj dite pushimi ishte mungesa e incidenteve përgjatë rrugëve që të dërgojnë në brigjet e detit ndërkohë që policia rrugore ndiqte nga afër trafikun e rënduar./tvklan.al

Gazetar – Vladimir Lame