Shkodra gumëzhin nga zërat e fëmijëve dhe të rriturve në festën e karnavaleve.

Ditëve të zymta të dimrit, Shkodra i ka dhënë një dekor me ngjyra me festën e karnavaleve të cilat nisën këtë të premte për të vijuar për 3 ditë me radhë.

Të vegjlit kanë zgjedhur personazhe dhe veshje kuptimplota, në mbrojtje të mjedisit, por dhe disiplinave sportive.

Festa u përqendrua në teatrin “Migjeni” ku të vegjlit tregojnë atmosferën dhe gëzimin e tyre.

Për organizatorët karnavalet në Shkodër kanë një histori dhe traditë të veçantë.

Dy ditët e para i janë dedikuar totalisht fëmijëve të shkollave të qytetit, ndërkohë që e diela premton një spektakël me karvanin e karnavaleve që do të përshkojë rrugët e Shkodrës.

Klan News