Koncertet në institucionet fetare në vende të ndryshme të botës janë ngjarje të zakonshme, në vendin tonë ato i kanë fillesat pas 1990, jo të shpeshta por të mjaftueshme për të krijuar një traditë të mirë. I tillë premton të jetë edhe ai në mbrëmjen e së Shtunës në famullinë “Zemra e Krishtit” te rruga e Kavajës. Repertori i përzgjedhur është më i famshmi që kompozitori Johann Sebastian Bach shkroi me përmbajtje religjioze.

Çfarë e bën të veçantë koncertin?

“Do të interpretohen nga të rinjtë e Universitetit të Arteve dhe solistët e këtij fakulteti”.

“Rrugëtimi i Bach” për Suzana Turkun që do të dirigjojë “Korin e Universitetit të Arteve” dhe argjentino-zviceriani, Facuno Agudin, “Orkestrën e Dhomës Shqiptare” është ndërtuar si një shfaqje muzikore ku artistë ndër-veprojnë me publikun.

Tv Klan