Pranga një çifti në Vlorë, iu gjetën 27 kg kanabis

Dy persona përfunduan në prangat e policisë së Vlorës, pasi u kapën me 27 kilogramë kanabis. Bëhet fjalë një 38-vjeçar nga Tirana dhe një 32-vjeçare nga Belshi, të cilët kishin si qëllim që drogën ta transportonin dhe ta shisnin në kryeqytet.

Burime zyrtare të policisë thonë se dy personat në fjalë u ndaluan në një prej rrugicave të qytetit të Vlorës. Autoritetet e gjetën drogën të fshehur në bagazhin e makinës që drejtohej nga 38-vjeçari./tvklan.al