Rrushi Romak Rubin, më i shtrenjti në botë! Një verigë kushton 10 mijë Euro


Rrushi Romak Rubin, më i shtrenjti në botë! Një verigë kushton 10 mijë Euro

09:49 05/12/2022

Rrushi Romak Rubin është më i shtrenjti në botë, i cili vjen nga Japoni. Një verigë rrush i këtij lloji kushton rreth 10 mijë Euro, rreth 380 Euro një kokërr rrush.

Ky frut rritet vetëm në prefekturën Ishikaëa, në rajonin Chbu dhe arriti një çmim rekord në vitin 2020, kur një tufë 900 gramësh u shit për 10 mijë Euro, gjatë një ankandi. Por çfarë e justifikon një çmim të tillë jashtë tregut?

Rrushi Romak Rubin karakterizohet nga një ngjyrë e kuqe dhe ëmbëlsi befasuese. Shitja e tij bëhet vetëm përmes ankandit, njësoj  si me produktet më ekskluzive në botë dhe çdo grup duhet të plotësojë kritere strikte. Çdo rrush duhet të peshojë jo më pak se 30 gram dhe të ketë një përmbajtje sheqeri prej 18%. Karakteristika që nuk janë të lehta për t’u marrë, aq sa në vitin 2011 vetëm një verigë plotësonte standardet.

Në kulturën japoneze, frutat konsiderohen si një artikull luksi dhe dhuratë. Në fakt, supermarketet japoneze shpesh nuk shesin fruta nëse ato kanë papërsosmëri ose nuk janë në formën e duhur. Vjelja e rrushit Romak Rubin fillon në Korrik. Rrushi rritet vetëm në prefekturën Ishikaëa dhe rritet në serra, ku fermerët kanë kontroll më të mirë mbi procesin e rritjes. Çdo tufë monitorohet në mënyrë që çdo rrushi të jetë identik me pjesën tjetër. Për të prodhuar rrush të madhësisë së duhur, përdoret një hollues rrushi dhe një palë gërshërë të thjeshtë.

Faktori i dytë që ata kontrollojnë është drita dhe temperatura. Megjithatë, jo i gjithë rrushi Romak Rubik i rritur nga fermerët do të jetë në nivelin e standardit. Kjo është arsyeja pse oferta është vazhdimisht e kufizuar. Vetëm në vitin 2008 doli në shitje rrushi i parë romak rubin. Përpjekja për t’i krijuar ato filloi në 1995, kur prodhuesit vendas të verës dhe Qendra Kërkimore Bujqësore Ishikaëa u bashkuan për të zhvilluar një racë të re të rrushit të kuq të madh. /tvklan.al









Të ngjashme