Rekomandim absolut për turizëm! Kështu e konsideron media e njohur gjermane RTL, Shqipërinë turistike, në një artikull online ku i bëhet jehonë plazheve fantastike me ngjyra si në kartolina, peizazheve të egra e romantike dhe një kulturë të mahnitshme.

Çmimet i konsideron si më të lirat në gjithë Mesdheun. Shqipëria konsiderohet si një destinacion turistik veror më i volitshëm se Kroacia, me plazhet e mbipopulluara dhe Greqia me çmime tepër të larta. Sipas artikullit, një apartament për 4 persona kushton vetëm 750 Euro për dy javë. Flitet për koston sa një e treta e destinacioneve klasike të pushimeve dhe dallim bën edhe çmimi i ushqimeve në restorante, nëse bëhet krahasimi me Spanjën e Italinë.

RTL shkruan për një larmi të gjerë të destinacioneve turistike, ku veç plazheve të mahnitshme të jugut si Ksamili, rekomandohen edhe turizmi malor i bujtinave të Veriut, por edhe zonat që mbartin historinë e vendit, si Butrinti, Gjirokastra e Berati, që janë në listën e trashëgimisë kulturore botërore të UNESCO-s.

Tv Klan