RTSH, Festivali i fundvitit i muzikës së lehtë shqiptare ka vonesa në përgatitje. Nuk është vendosur se kush do ta marrë përsipër drejtimin e këtij festivali. Këshilli Drejtues nuk ka përcaktuar fondin për të çelur nisjen e punimeve të festivalit. Eduart Mazi thotë se vlera që do shpenzohet për festivalin e këngës duhet të aprovohet nga Këshilli Drejtues i RTV. Gjithashtu suksesi i këtij festivali varet edhe nga investimi financiar që do bëhet. Alfred Kaçinari shpjegon se për zgjedhjen e këngëve ka një platfome te posaçme.

Pamje nga RTSH, Drejtori Eduart Mazi intervistë, kompozitori Alfred Kacinari, pamje nga Radio Tirana./tvklan.al

Gazetar : Aldon Lipe