Ruajtja e shtëpive “monument kulture”


Ruajtja e shtëpive “monument kulture”

16:40 24/01/2023

Pronarët: E vështirë. IMK: Aplikoni për bonus

Kjo shtëpi e Abdulla Kazanit është një nga më të vjetrat në Tiranë, më shumë se 300 vjeçare. Për disa veçanti e veçanërisht për çatinë, ajo mori statusin monument kulture të kategorisë së parë, më 1973.

“Është e ndërtuar nga qërpiçi, me dhoma të larta, kishte gdhënien në dru, të dyerve, dhe të shtëpisë së zjarrit dhe çatia me sipërfaqe të gjerë që është e rrallë në Ballkan, 240 m2” .

Shumë nga këto karakteristika, që përmend Kazani, shtëpia nuk i ka sot. Pronarët thonë se inspektimet nga specialistët e trashëgimisë kulturore kanë qenë të rralla, e për rrjedhojë në shumë raste janë detyruar të ndërhyjnë vetë.

“Ndryshime ka thelbësore, ka qenë me dërrasa, si pasojë e amortizimit, u detyrova që sa mos vritej njeri të ndërrohej porta. Dy herë kanë ardhur gjithsej në 50 vite që ka si monument kulture”.

Por Drejtori i Institutit të Monumenteve të Kulturës, Eugen Kallfani, thotë se zgjidhja për restaurimin e kësaj banese, dhe të tjerave që janë Monument Kulture është projekti i Bonusit të Rijetizimit. Një skemë që funksionon me formulën ku një pjesë monetare i dhuron shteti, dhe një pjesë pronari i shtëpisë.

“Kohët e fundit ka patur ndoshta një vëmendje më të veçantë, kundrejt banesave, sepse sa po vjen edhe ka më shumë problematika duke qenë se u bë një kohë e gjatë mos ndërhyrje në to. Kjo ka ardhur për shumë arsye që unë nuk preferoj të zgjatem, por ajo që duhet të japë është mesazhi për zgjidhjen e problematikës. Nëse nuk do të jenë gati për të aplikuar në bonusin e rijetizimit ata mund të ndihmohen nga Drejtoria Rajonale me Fondet e Mirëmbajtjes”.

Çatia e banesës, mbulonte dhe një tjetër godinë, po monument kulture i kategorisë së parë. Pas shitjes dhe ndërhyrjes në godinën fqinje nisën problemet për banesën e të moshuarit që sot vuan nga lagështira.

Tv Klan









Të ngjashme