Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio ka urdhëruar ministrin e Jashtëm iranian dhe delegacionin e tij të largohen menjëherë nga Nju Jorku.

Sipas mediave amerikane, urdhëri u dha të hënën, ndërsa delegacioni i Teheranit u largua një ditë më pas.

Kryediplomati Abbas Araghchi qëndroi pas Asamblesë së OKB-së për bisedime indirekte paqeje me SHBA-në.

Takimet dështuan të sillnin përparim për përfundimin e luftës dhe rihapjen e negociatave bërthamore.

Irani e mohoi dëbimin duke pretenduar se largimi u bë sipas agjendës së tyre të parashikuar.

/tvklan.al