Opozita vë kusht ndryshimin e sistemit. PS: Jo

Miratimi i Reformës Zgjedhore do të jetë sfida e parlamentit në këtë sesion të ri parlamentar. Kreu i Kuvendit, në seancën që çeli këtë sesion, shpreh vullnetin e mazhorancës për të bërë pjesë të amendimeve në Kodin Elektoral dhe opozitën jashtë parlamentit.

Por opozita parlamentare ka vijuar me kërkesën për ndryshimin e sistemit zgjedhor, si një kusht i panegociueshëm për ta, si largimin e Damian Gjiknurit nga bashkëdrejtimi i Komisionit të Posaçëm Parlamentar.

Por për maxhorancën ndryshimi i sistemit nuk është në krye të axhendës së Komisionit të Posaçëm Parlamentar.

Kreu i Grupit Parlamentar Balla lajmëron se do të depozitojnë në Komisionin e Posaçëm të Reformës Zgjedhore propozimet e Kryeministrit për ndryshime në Kodin Elektoral, që lindën si domosdoshmëri nga rasti i Valdrin Pjetrit në Shkodër.

Në këtë seancë të parë është miratuar dhe kalendari 3 javor i punimeve të parlamentit, ku janë parashikuar shqyrtimi i 36 projektligjeve, projektvendimi përfshirë dhe 9 dekreteve të kreut të shtetit. Burimet nga maxhoranca bëjnë me dije se do të rrëzojë të 9 këto dekrete.

Ndërkohë që të njëjtat burime bëjnë të ditur vendosmërinë për t’i shkuar deri në fund nismës për shkarkimin e Presidentit Meta.

Tv Klan