Kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi, u ka dërguar sot një letër krerëve të grupeve parlamentare në Kuvend, në lidhje me ngritjen e Komisionit për Zgjedhjen e Anëtarëve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Në letër, Ruçi shkruan se Kuvendi ka detyrimin për të ngritur një komision të posaҫëm parlamentar, me përfaqësim propocional nga çdo grup parlamentar.

I nderuar zoti Kryetar, Bazuar në nenin 17 pika 3 të ligjit nr.101/2020 “Për disa shtesa dhe ndryshime ne ligjin nr. 10019, datë 29.12.2008 “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë” i ndryshuar”, Kuvendi ka detyrimin për të ngritur komision të posaҫëm parlamentar, me përfaqësim propocional nga cdo grup parlamentar, për shqyrtimin dhe përzgjedhjen e kanditaturave të paraqitura për vendin e Komisionerit, anëtarëve të Rregullatorit dhe të KAS-it. Ju bëj me dije se propozimin tuaj për anëtar në komisionin e posaҫëm duhet ta paraqitni pranë Kuvendit brenda datës 09.09.2020“, shkruhet në letër.

Ngritja e Komisionit në Kuvend është detyrim i Kodit të ri Zgjedhor, i miratuar në seancën plenare të 23 Korrikut, pas marrëveshjes së arritur mes palëve në Këshillin Politik./tvklan.al