1Qershori: Rikthehen femijet ne çerdhe dhe kopshte!

Sot është Dita ndërkombëtare e fëmijëve është 1 qershori. Fëmijët e të gjitha moshave kërkojnë që këtë ditë të jenë të lumtur dhe ta festojnë së bashku me prindërit. Kjo ditë është kthyer jo vetëm në një ditë festive, por edhe në një ditë sensibilizimi, për ti thënë jo dhunës dhe abuzimit ndaj fëmijëve.

Historia tronditese e perdhunimit te 15-vjeçares nga roja i shkolles!

Një histori e tmerrshme përdhunimi është ajo që i ka ndodhur së miturës vetëm 15 vjeç nga Tirana. Të shtunën që lamë pas policia bëri të ditur se ish-roja i një shkolle në Tiranë, Abaz Doku, ka shantazhuar e më pas ka kryer marrëdhënie seksuale me një vajzë të mitur 15-vjeçare. Mësohet se ai e kërcënonte të miturën duke I thënë se ishte në dijeni të lidhjeve të mëparshme të saj.

Përndjekja dhe ngacmimet vijuan për një vit dhe kulmi kishte arritur kur 65-vjeçari kishte shkruar emrin e saj në murin e pallatit ku ajo banon me familjen e saj. Pas shantazheve të shumta, vajza është dorëzuar dhe 65-vjeçari ka kryer marrëdhënie seksuale me të duke xhiruar gjithçka me telefonin e tij. Videon mësohet t’ia ketë shpërndarë përmes rrjeteve sociale, fqinjit të tij 20 vjeçar dhe dy adoleshentëve të tjerë 15 dhe 16 vjec, të cilët  kanë abuzuar seksualisht me të miturën. Këta të fundit kanë shantazhuar vajzën përmes videos intime që iu dha ish-roja I shkollës.

Në këtë mënyrë ata arritën të kryenin marrëdhënie seksuale me dhunë me 15-vjeçaren. Njësoj si ish-roja I shkollës, edhe 3 të rinjtë filmuan me celular  aktin seksual me vajzën me qëllim për ta shpërndarë tek persona të tjerë. Por ky veprim u parandalua falë ndërhyrjes së policisë, që bëri të mundur arrestimin e ish-rojes së shkollës dhe tre të rinjve.

Dhuna ndaj 15-vjeçarit/Ardi Veliu publikon videon e nenes me pistolete!

Video e një 15 vjeçari që u dhunua nga policia pranë Liqenit Artificial të Tiranës teksa kishte dalë me biçikletë gjatë orarit të kufizimit të lëvizjes, rreth dy javë më parë shkaktoi reagim në opinionin public.  Në videon amatore të filmuar nga kalimtarët punonjësit e policisë ushtruan dhunë ndaj adoleshentit teksa po përpiqeshin ta shoqëronin në komisariat. Sarandi Çobo doli nga rajoni me shenja dhune në trup, ndërsa u shpreh se edhe gjatë rrugës për në rajon policia ushtroi dhunë mbi të.


Një prej katër punonjësve të policisë që dhunoi 15-vjeçarin është pezulluar nga detyra. Por kur u duke se kjo histori po mbyllej, erdhi një tjetër reagim nga policia. Pak ditë më parë Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu u përgjigj përmes një videoje të cilën e publikoi përpara deputetëve të komisionit të sigurisë.  

Në atë video shfaqej nëna e 15 vjeçarit, Zaida Çobo, që sipas Ardi Veliut mbante në dorë një pistoletë. Por mesa duket drejtori I policisë së shtetit nuk ishte I informuar që ajo video ishte realizuar gjatë xhirimeve të një filmi, ku Zaida Çobo ishte aktore dhe pistoleta ishte lodër. Me publikimin e kësaj vidoeje, Ardi Veliu paraqiti një fakt të pavërtetë përpara deputetëve të komisionit të sigurisë. Drejtori I Përgjithshëm I Policisë së shtetit nuk u ndal me kaq, por guxoi të futej edhe në edukimin familjar të adoleshentit.

“Jo se dua të marr në mbrojtje punonjësit e policisë. Punonjësit e policisë në një rast të caktuar kanë një kapërcim të kompetencës dhe punonjësi i policisë i cili ka konsumuar këtë veprim është pezulluar, ka filluar hetimi disiplinor, njëkohësisht ka filluar dhe një hetim penal nga SHÇBA. Por më besoni, në qoftë se do ta shikojmë nga fillimi në fund çfarë përfaqëson ky djali, a është me të vërtetë ky djali që i është bindur të gjitha veprimeve, thirrjeve të policisë siç pretendon mamaja e tij, e cila ishte ndier shumë e fyer. Do t’ju shfaq një video të mamasë së tij, se kush është mamaja e tij dhe të besoni se nga çfarë familje vjen ky fëmija dhe pastaj të gjykoni vetë.

Kjo është mamaja e djalit me pistoletë në dorë. Ju a tregova këtë videon për të thënë se nga çfarë familje vjen ky fëmijë, sa i edukuar është, sa i është bindur thirrjeve të policisë dhe tek e fundit policia si gjithmonë bëhet viktimë,” Kjo deklaratë e drejtorit Ardi Veliu ka shkaktuar reagime të shumta në media dhe rrjete sociale ku nuk kanë munguar kërkesat për dorëheqjen e tij.