RUDINA – AKTORI XHEVAT LIMANI SJELL “SKENDERBEUN” NE TIRANE; MISI SHQIPTAR NE PRITJE TE GARES SE MADHE NE “MISS UNIVERSE” NE BANGOK!

Emision: 29.11.2018

Të ftuar:

Xhevat Limani – Aktor

Xhevat Limani është padyshim një nga figurat më të rëndësishme të artit në trevat shqiptare të Maqedonisë. Ai është aktor e regjisor dhe rrugëtimi i tij artistik është i lidhur ngushtë me promovimin e shqiptarizimit në mbarë botën. Limani ka luajtur mbi 100 projekte teatrore dhe mbi 7000 shfaqje në 50 vende të botës.

Pas një tentative të dështuar të tij në skenën e teatrit në vitin 2002, ai do të merrte rrugën e mërgimit për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku tashmë ka krijuar teatrin shqiptar.

Xhevat Limani ka spikatur gjithnjë me personazhet e tij në skenën e filmit dhe atë të teatrit, duke realizuar me mjeshtëri rolet që ka interpretuar. Ai ka realizuar filmin e parë shqiptar në Maqedoni. Një nga projektet e tij më të rëndësishme është poema dramatike “Gjergj Kastriot Skënderbeu”, një dramë e shkruar nga Xhevat Limani, ku spikat realizimi i figurës së heroit tonë kombëtar luajtur prej tij.

Përgjatë muajit Nëntor, kjo shfaqje është vënë në skenë në disa vende të Europës, në kuadër të 550-vjetorit të vdekjes së heroit kombëtar.

I ftuar sot në emisionin “Rudina” në Tv Klan, Xhevat Limani rrëfeu detaje rreth shfaqjes.

“Poema dramatike “Gjergj Kastriot Skënderbeu” është shfaqur në shumë vende të botës dhe kur duartrokitem nga publiku e kur dëgjoj rënkimet, vajin, dinjitetin apo frymëmarrjen e rënduar të publikut shqiptar, më shkakton kënaqësi të veçantë. Publiku e ka imazhin e tij të qartë, nuk mund të improvizojë aktori, sepse improvizimi është një shëmti në art dhe detyra e aktorit, që përveçse do të merret me hulumtimet, është të krijojë një personazh prej mishi dhe gjaku. Me 16 Nëntor 2012 bëra shfaqjen e parë dhe vazhdon edhe sot. Në rolin e Donikës është vajza ime Era Hoxha. Arsyeja se përse vura Donikën në dramaturgji është se dramaturgjia i ka hyrë në hak femrës dhe unë desha të vë një balancë”, tha aktori.

Tejsi Sejdini – Miss Universe Albania

Qershorin e këtij viti ajo fitoi kurorën e Miss Universe Albania 2018. Bëhet fjalë për bukuroshen 18-vjeçare Trejsi Sejdini, e cila do të përfaqësojë Shqipërinë në finalen botërore të Miss Universe 2018, që do të mbahet në Bangok, më 17 Dhjetor.

Në këtë konkus marrin pjesë 91 shtete përfaqësuese nga e gjithë bota. E ftuar në emisionin “Rudina” në Tv Klan, Sejdini rrëfeu emocionet e fitores së “Miss Universe Albania” dhe pjesëmarrjes në finalen botërore të Miss Universe që do të mbahet në Bangok.

“Emocionet kanë qenë të mëdha, por mua si person më karakterizon vetëbesimi. Nuk di si e kam mbajtur veten kur u tha emri im. Por edhe nëse nuk do isha unë, por shoqja ime, sërish do gëzohesha, por jo kaq shumë. Jam shumë e lumtur që më është dhënë gjithë kjo vëmendje.

Sapo të dal nga këtu do të nisem për në Bankok. Është kompeticioni më i madh që ka 64 vite që zhvillohet. Këto 10 vitet e fundit Shqipëria nuk është kualifikuar në 10-she, por unë shpresoj t’ia dal dhe pse jo ta fitoj këtë konkurs apo të marr një çmim”, tha Sejdini.

Rezarta Delisula – Gazetare

Kategori
Rudina
0 Komente

Përgjigju

*

*