Të ftuar:

Alketa Vejsiu – Moderatore, producente

Aktiviteti i “Class Fashion Show” ishte kryefjala në fushën e modës një javë më parë, saktësisht në 31 Maj.

Në këtë edicion të dytë të kësaj sfilate, ku ishin të ftuar mjaft personazhe VIP, risi ishte edhe koleksioni i fustaneve për fëmijë.

Moderatorja dhe producentja Alketa Vejsiu ishte sot e ftuar në studion e “Rudina” në Tv Klan nga ku tregoi më tepër për prapaskenat e realizimit të këtij eventi. Ajo tha se vetëm pak orë përpara sfilatës e gjithë skena u shemb dhe se gjithçka ishte rregulluar brenda pak orëve.

Dorina Mema – Modele fitnessi, instruktore palestre

Trainerja e fitness-it Dorina Mema është një modele fitnessi e njohur në Shqipëri.

Ajo ishte sot e ftuar në studion e “Rudina” në Tv Klan nga ku foli për ushqimet që e kanë ndihmuar në pjesë të ndryshme të trupit për të qenë në formë.

Gjatë emisionit trainerja e fitness-it këshilloi të gjithë ata që frekuejntojnë palestrën të kenë kujdes për mënyrën se si ushtrohen.

“Po të shikojmë pas moshës 35 vjeç sportistëve ju krijohen dhimbje, jo muskulore, por kyçesh. Një pozicion për të bërë një ushtrim të gjoksit, nëse mbështet kyçet dhe nuk i ke të ngrohura të del kyçi. Ne duhet ta ruajmë veten”, tha Mema.