Të ftuar:

Saranda Hoda (Sasa) – gazetare

Këtë të martë tek Rudina, një emision që transmetohet çdo pasdite në Televizionin Klan, ishte e ftuar një vajzë 25-vjeçare, e cila vuan nga një sëmundje shumë e rrallë.

Saranda Hoda, e njohur edhe si “Sasa” nga Gjakova e Kosovës vuan nga 

Hemangioma 

 (

Haemangioma diffusa tegmenti abdominis et lumbalis per magna

) rritja e pakontrolluar e venave, një sëmundje që me veçoritë e saj e kanë vetëm 16 persona në botë.

“U

në jam personi i parë që ka rrezikuar t’i nënshtrohet një operacioni,

” tha Saranda.

Si pasojë e mungesës së kushteve të përshtatshme në Kosovë dhe Maqedoni, Saranda është detyruar të udhëtojë drejtë Beogradit për t’iu nënshtruar operacionit që zgjati 10 orë.

Mjeku në Beograd më ka thënë se nëse s’do kishe ardhur në këtë gjendje ‘o jetë o vdekje’, as ne nuk do të kishim rrezikuar të të fusnim në një operacion të tillë. Unë nuk kisha asgjë me humb,

” tha ajo tek foli për operacionin që kushtoi rreth 40 000 Euro.

Por, tashmë ajo bën apel për ndihmë monetare që të kryejë edhe dy ndërhyrje të tjera që kushtojnë rreth 55 000 euro.

“Nuk dua që një sëmundje të më mposhtë dhe të më pengojë që t’i realizoj ëndrrat e mija

,” tha ajo.

Saranda tha se ka shumë persona që kanë shenja të kësaj sëmundjeje në fytyre apo pjesë të tjera të trupit. “

Unë i kam vetëm në zonën e barkut, në anën e djathë. I kam pasur gjithmonë, por asnjëherë nuk më kanë penguar. Nuk i kam parë asnjëherë si sëmundje.”

Si adoleshente e vuaja nganjëherë dhe thosha pse ta kem vetëm unë këtë,

 por jeta ka vijuar normalisht,” tha ajo.

Gjithçka ishte në rregull deri në një moment kur sëmundja u bë serioze në Qershor të 2016-ës.

Mu shfaq krejt papritur me disa dhimbje të forta në bark…dhe nuk e mora seriozisht. Por, kur nuk kaloi dhe u përkeqësova atëherë urgjent kam shkuar në spitalin e Gjakovës.

Kisha hemorragji të brendshme në pjesën e abdomenit dhe mjekët nuk e dinin cila venë ka shpërthyer…prej sasisë së madhe të gjakut nuk mundnin ta shikon as se cila venë ka shpërthyer

,” tha Saranda.

 “

Jam akoma me plagët e hapura, të cilat i pastroj çdo dy ditë (që nga Korriku kur u operua). Jam komplet e lidhur me fasha, të cilat më pengojnë të eci. Më duhet shumë forcë dhe imunitet për operacionin e radhës

,” thotë Saranda, e cila kujton se nuk i disponon të hollat që të kryejë operacionin e radhës.  

Të gjithë ata që duan të ndihmojnë Sarandën të jetojë mund të gjejnë informacion mbi llogaritë e saj bankare nga faqja në Facebook “Saranda Hoda Sasa ka nevojë për ndihmë”. 

Saranda ka punuar si gazetare pranë një televizioni në Gjakovë ndërsa ka qenë pjesë edhe e edicionit “Shpija e Kosovës”. 25-vjeçarja nga Gjakova është rritur nga njerka, të cilën e quan nënë për dashurinë që i ka dhënë gjatë gjithë jetës.

Albert Dumani – Drejtor Programacioni Tv Klan