Të ftuar:

Arben Bajraktaraj – Aktor

Ai është një aktor i përmasave ndërkombëtare që ka realizuar disa role mjaft të rëndësishme. Arben Bajraktaraj, shqiptari me origjinë nga Kosova është i njohur për rolin e tij në filmin amerikan “Taken”, krahas aktorit të shquar Liam Neeson.

Një tjetër rol që ka vulosur karrierën e tij është ai në filmin “Harry Potter”. I frymëzuar nga heronjtë e romaneve gjatë kohës që shkonte me bagëti në bjeshkët e bukura të Isniqit, ai u lidh shumë edhe me letërsinë dhe më vonë do të zbulonte pasionin për kinematografinë. Vite më vonë ai do të shkonte drejt ëndrrës për magjinë e tetarit dhe filmit. Fillimisht drejt Sllovenisë në vitet e luftës dhe më pas në Francë, në vendin ku filloi karrierën e tij dhe ku jeton edhe sot.

Arben Bajraktaraj, i cili ka patur fatin të luajë me aktorë dhe regjisorë të rëndësishëm të kinematografisë botërore ishte sot i ftuar në emisionin “Rudina” në Tv Klan për të folur për rrugëtimin e tij.

“Nuk e kisha menduar që do të gjenit gjithë këto materiale, por kjo është në fakt jeta e aktorit, nga një cep në tjetrin dhe nga një jetë në tjetrën. Kjo është bukuria e mjeshtërisë tonë, por edhe fatkeqësia jonë sepse përfundimisht ngelim me copëza jete. E kemi shumë të vështirë të kemi një jetë në dendësi. Kjo është bukuria dhe mallkimi ynë. Por është kënaqësi të kalosh në të gjithë këto përvoja. Ajo që është shumë interesante për ne është pjesa para xhirimeve dhe gjatë xhirimeve, pjesa tjetër nuk na përket më ne. Në filmin “Taken” unë kam qenë në rolin e Markos nga Tropoja. Kur kam bërë audicionet për këtë film, kur lexova skenarin e kam hedhur. Më ka bezdisur. Por e rimora dhe mendova, ata do ta bëjnë filmin, me ose pa mua. Mua më ka ndodhur t’iu them jo disa filmave për arsye etike, por për këtë film pranova sepse doja t’i jepja një ndjesi tjetër. Personazhi është negativ, por për imazhin nuk e di. Por si aktor unë do ta mbroj personazhin tim sepse ka një qenie. Ndërsa në tek “Harry Potter”, kam luajtur në dy seri. Ka qenë një përvojë e jashtëzakonshme. Pas serisë së parë regjisori më tha se donte të punonte sërish me mua. Aty ishte ajka e aktorëve dhe kam mësuar shumë nga të gjithë”, tha Arben Bajraktaraj.

Projekti i tij më i fundit që e ka sjellë atë në Shqipëri është edhe filmi “Streha mes reve”, film në të cilin ai është protagonist. “Streha mes reve” ka premierën sonte në Kinema.

“Sonte kemi premierën e filmit “Streha mes reve” dhe jam shumë i lumtur që premiera do të jetë këtu në Tiranë, para publikut shqiptar. Bashkëpunimi me regjisoren dhe producenten e këtij filmi ka qenë shumë i mrekullueshëm. Gjërat kanë qenë shumë të rrjedhshme. Xhirimet janë bërë në Valbonë dhe Dragobi dhe ishim të mbledhur bashkë. Nuk dua të harrojmë edhe banorët e Valbonës dhe Dragobisë, të cilët kanë qenë pjesë e trungut të këtij filmi, janë përfshirë në skena të caktuara. Ky është filmi i parë kur kemi përfunduar 1 ditë e gjysmë përpara afatit falë kopesë së dhive. Çuditërisht për çdo plan që bënim dhitë na ndiqnin”, tregoi aktori.

Sofjana Buhaljoti – Menaxhere marketingu “Pajtoni Centër”

Acibadem: Si kryhet transplanti i palces kurrizore me kushte moderne!