Të ftuar:

Albërie Hadërgjonaj – Këngëtare

Albërie Hadërgjonaj njihet si një ndër këngëtaret shqiptare më pa komplekse. Në daljet televizive këngëtarja ka folur gjithnjë hapur për jetën e saj.

Sot e ftuar në studion e “Rudina”, në Tv Klan, Hadërgjonaj foli për operacionet plastike teksa me humor tha se ka zgjatur hundën si pinoku. Këngëtarja tregoi se është pro ndërhyrjeve, por sugjeroi të zgjidhen me kujdes mjekët të cilët i kryejnë ato.

“Njerëzit e kanë komentuar pamjen time shumë dhe kanë të drejtë. Unë kam patur një hundë të bukur, ka qenë pak e gjatë, por në rini njeriu gabon. Po ta kisha ende atë hundë do isha me fat, do isha në karakter. Tani nuk kanë faj që thonë se janë bërë të gjitha njësoj, buzë e hundë të gjitha njësoj, por unë e kam zgjatur pak si pinoku më duket. Për të bërë ndërhyrje duhet të shkojmë tek mjekë që janë të specializuar që e dinë se çfarë i shkon portretit tënd. Por tani kanë dalë shumë gjëra që të mund të ruhesh pak nga plakja. Mua më vjen keq për ata që duan t’i bëjnë dhe s’kanë mundësi t’i bëjnë. Unë i bëj se më pëlqen. Është gabim, hunda ime duhet të ishte ashtu siç ka qenë, por nuk është keq tani, i kam bërë ndërhyrje të tjera në Amerikë, e kam mbushur pak. Ndërhyrjen e parë e kam bërë në Shqipëri. Njeriu duhet të ketë shumë kujdes kur të ndërhyjë në fytyrë”, tha Hadergjonaj.

Ana Kallaku – Spikere dhe moderatore në Scan Tv

Enes Reka – Menaxher i pastiçeri “Reka”