Të ftuar:

Bora Zemani – Moderatore

Ajo është një moderatore e njohur, e cila së fundmi është bërë pjesë e ekranit të Televizionit Klan. Fjala është për Bora Zemanin, të cilën tashmë e shikojmë çdo të diel krah Ardit Gjebreas, në moderimin e “Kënga Magjike”.

Sot ajo ishte e ftuar në emisionin “Rudina” në Tv Klan për të folur eksperiencën e re në Tv Klan. Moderatorja tha se për të ka qenë ëndërr të prezantonte “Këngën Magjike”.

“Në prezantim unë e gjej veten më shumë. Ftesën nga Arditi e kam pritur shumë mirë. Ky është një nga ato rastet kur ëndrrat bëhen realitet. Nëse e do shumë diçka realizohet. Unë e kam dashur “Këngën Magjike” që e vogël. Jam rritur me ëndrën që ndoshta një ditë edhe unë do të kem mundësi ta prezantoj “Këngën Magjike” dhe kur erdhi ftesa nga Arditi ishte uau për mua. Sigurisht që do ta pranoja menjëherë dhe të gjitha vajzat në vendin tim do ta pranonin një ftesë të tillë, aq më tepër unë që e kisha ëndërr.

Jam shumë e lumtur që do jem me Klaudia Pepën në këtë bashkëpunim.

Në fakt unë i kam shijuar të gjitha eksperiencat e mia në televizion. Edhe sporti më ka pëlqyer shumë. Unë edhe vetë më parpara shihja futboll, por kur nisa të moderoj një emision sportiv kuptova që nuk merrja vesh shumë”, tha Bora.

Ajo ka një lidhje shumë të fortë me djalin e saj dhe duket se emocionohet sa herë e sheh. Moderatorja Bora Zemani e ftuar sot në emisionin “Rudina” në Tv Klan nuk i ka mbajtur dot lotët teksa shihte foto dhe video të Arborit. Ajo tha se është marrë shumë me të dhe se djali e ka ndryshuar.

“Arbori në Dhjetor bën 4 vjeç. Nuk e di nëse jam një nënë tipike, mendoj se jemi duke u rritur bashkë sepse jam bërë mami shumë e vogël. Jam mami Arborit, por mendoj se do jem edhe një shoqe e mirë gjithë jetën. Unë e kam shijuar prindërimin, jam marrë shumë me Arborin sidomos vitin e parë kam qenë e fiksuar. Nuk më duket e vështirë të qenit nënë, më duket e bukur. Mua më ka ndryshuar shumë Arbori. Këto kohë unë kam qenë shumë e angazhuar dhe nuk kam patur shumë kohë të qëndroj me djalin aq sa ne jemi mësuar të qëndrojmë me njëri-tjetrin. Arbori shkon në kopësht paradite dhe pasdite për të kujdesen gjyshërit dhe dadoja. Unë kurdo që jam e lirë jam me të. Edhe unë jam rritur nga dy prindër që punonin dhe mendoj se këtë shembull duhet t’i jap edhe djalit tim”, tha moderatorja.

Gjatë emisionit ajo po ashtu tha se pavarsisht marrëdhënies së saj me Vin Velin, kryesorja për ta mbetet djali të cilit nuk do t’i mungojë asnjëherë dashuria e prindërve.

“Pavarsisht lidhjes tonë Arborit nuk do t’i mungojë dashuria e prindërve. Të dy ne jemi shumë të gatshëm për Arborin dhe më kryesorja t’i japim dashuri atij”, tha Zemani.

Ilir Bezhani – Regjisor, aktor

Rei Bezhani – Aktor

Ai është një personazh që na ka bërë të qeshim pafund me rolet që ka vënë në skenë. Personazhi që e njeh i madh e i vogël është pikërisht ai që ka luajtur në “Pallatin 176” në rolin e Sandrit.

Bëhet fjalë për aktorin dhe regjisorin Ilir Bezhani, i cili ishte sot i ftuar në emisionin “Rudina” në Tv Klan nga ku rrëfeu prapaskenat e komedisë “Pallatit 176”.

“Kam zgjedhur komedinë sepse është më e vështirë për t’u luajtur dhe ka satisfaksion më të madh. Është një kompleks i tërë që lidhet direkt me spektatorët. “Pallati 176” është komedi shumë popullore, është luajtur në 600 shfaqje dhe është edhe sot kampione. Kur u filmua kanë qenë 120 spektatorë dhe është nga filmimet e para që është filmuar direkt. Ka qenë spektakël i suksesshëm. Me këtë komedi janë plotësuar planet e Tratrit Kombëtar, ne luanim çdo natë. Ka ndodhur që kur thonim ndonjë batutë gabim ne, salla e thoshte të saktë. Aq shumë herë ishte dhënë saqë e dinin përmendësh. Ishte çudi dhe s’mund të gaboje. Kolegët e asaj shfaqje kanë qenë shumë punëtorë. Rolandi improvizonte shumë dhe i jepte sens komedisë, improvizonte edhe gjatë shfaqjes. Kishte raste që e kapte edhe gazi gjatë shfaqjes. Kishte raste që ne gjatë javës luanim shfaqje të ndryshme dhe ndonjëherë ngatërronim fjalët. Ishte punë e rëndë dhe aktorët duhen respektuar”, tha Bezhani.

Ai ishte në studio sëbashku me nipin e tij Rei Bezhani për të folur edhe për shfaqjen më të re “Omlet”, shfaqje e cila përmban shumë humor, muzikë, balet, por edhe mesazhe të forta. Shfaqja do të vihet në skenë në datat 21 dhe 22 Nëntor, në orën 19.30, në sallën e Akademisë së Arteve.

Anxhela Çikopani – Pastiçiere