RUDINA – CILAT JANE NDERHYRJET ME TE KERKUARA ESTETIKE NGA SHQIPTARET; GRUPI FREE MC’S RIKTHEHEN PAS SHUME VITESH MUNGESE NE MUZIKE!

Posta

RUDINA – CILAT JANE NDERHYRJET ME TE KERKUARA ESTETIKE NGA SHQIPTARET; GRUPI FREE MC’S RIKTHEHEN PAS SHUME VITESH MUNGESE NE MUZIKE!

20:30 25/06/2018

Të ftuar:

Elda Laze – Gazetare, njekohesisht autore e programit, “Doktor Plastik”

Kiara Tito – Moderatore e programit “Doktor Plastik”

Xhensila Pere – Modele,

Anxhela Peza – Psikologe

Ndërhyrjet estetike janë kthyer në trend vitet e fundit. Njerëzit gjithmonë e më shumë po i nënshtrohen ndërhyrjeve për të përmirësuar pamjen e tyre fizike.

E pikërisht për të folur për ndërhyrjet estetike ishin sot në studion e “Rudina” në Tv Klan, Elda Laze, gazetare e njëkohësisht autore e programit, “Doktor Plastik”, Kiara Tito, moderatore e programit “Doktor Plastik”, Anxhela Peza, psikologe dhe Xhensila Pere.

Gjatë emisionit Laze rrëfeu se ndërhyrjet më të kërkuara janë rinoplastika, rinoseptoplastika, mentoplastika, otoplastika dhe lifting fytyre.

“Ndërhyrjet që janë kërkuar kanë qenë të shumta, ndër ta janë rinoplastika, rinoseptoplastika, mentoplastika që ka të bëjë me korrigjimin e mjekrës, otoplastika që është korrigjim i veshëve dhe lifting fytyre që ka bërë ndryshime drastike tek personazhet që ne kemi patur në “Doktor Plastik”. Edhe pse kemi punuar në kohë rekord, rezultatet e personazheve kanë qenë shumë të dukshme. Lifting i fytyrës ka qenë një nga operacionet më të paragjykuara pasi janë mosha të mëdha dhe e kanë ende tabu idenë e ndërhyrjeve estetike”, tha Laze.

Ndërkohë psikologia Peza shtoi se ndërhyrjet estetike shihen ende si tabu sepse presupozohet që edhe rrudhat edhe thinjat tregojnë përvojat jetësore.

“Ndërhyrjet estetike shihen ende si tabu sepse presupozohet që edhe rrudhat edhe thinjat tregojnë përvojat jetësore dhe një njëri është më e mirëpritur kështu. Është krijuar një lloj striotipi se e bukura është e mirë, madje edhe statistikat tregojnë se personat të cilët janë të bukur kanë punësim me shkallë më të lartë se personat më pak të bukur”, tha Peza.

Gentian Llanaj – Këngëtar Grupi Free Mc’s

Romir Llanaj – Këngëtar Grupi Free Mc’s

Anis Llanaj – Këngëtar Grupi Free Mc’s

Ata janë një grup i krijuar në fillimet e vitit 2000, në Athinë. U njohën në publik me disa këngë, që u shndërruan në hite për kohën. Por prej vitit 2009 ata u shkëputën nga muzike, dhe në vitin 2016-të janë rikthyer përsëri, për të vazhduar më publikimin e këngëve të ndryshme. Sot ata ishin në studion e “Rudina” në Tv Klan për të promovuar një nga prjektet e tyre të fundit‘Nënë që më rrite’. Pjesetaret e grupit Free Mc, Gentian Llanaj, Romir Llanaj dhe Anis Llanaj po ashtu folën edhe për projektet e tyre të reja dhe treguan se arsyeja e largimit nga muzika ka qenë emigracioni.

Tendencat me te fundit per manikyr dhe pedikyr!


Reklama
LAJMET

Të ngjashme

Reklama
UKT
UKT

Grupi