Fotografja e njohur, Anjeza Dyrmishi realizoi ekspozitën e veçantë “Portret jete” dhe pjesë e saj ishin vajza dhe gra të njohura të ekranit.

Një prej tyre ishte Rudina Dembacaj, e cila në fotografi shfaqet përkrah me vajzën e Mark Frrokut.

Në një intervistë për emisionin “Jo vetëm modë”, në TV Klan, Dembacaj u shpreh se marrëdhënia mes tyre është mjaft e veçantë.

Rudina Dembacaj: Unë vij me një foto me një marrëdhënie të veçantë. Erta është, në gjuhën shqipe thuhet thjeshtra ime dhe unë sinqerisht nuk di ta dalloj, madje mua më duket si motër, nuk e them dot as si vajzë sepse me Ertën konsumoj shumë më shumë biseda, se me gocën time, sepse goca ime është akoma e vogël. Do doja që të ishte një shembull për të gjitha marrëdhëniet e tilla sepse të jesh familje është një gjë shumë e bukur, por të jesh familje e përzier dhe e lumtur është e mrekullueshme. Pavarësisht se unë fëmijët i kisha takuar përpara se unë dhe babai i tyre të kishim një marrëdhënie dashurie, ne ishim thjesht miq. Megjithatë pasi ndryshuan marrëdhëniet isha e emocionuar, sigurisht nuk ishte e lehtë që ta pranonin se janë fëmijë sidoqoftë, por ishte periudhë shumë e shkurtër, aq u desh pak kohë sa u njohëm dhe tani falë Zotit, marrëdhëniet janë të tilla./tvklan.al