Të ftuar:

Devis Xherahu – Këngëtar

Këngëtari Devis Xherahu ishte sot i ftuari i radhës në studion e “Rudina” në Tv Klan. Gjatë emisionit ai foli për marrëdhënien e tij me bashkëpunëtorin Genti Myftaraj, me të cilin po ashtu kanë një marrëdhënie miqësore pasi njihen prej vitesh.

Myftaraj kishte përgatitur një videomesazh surprizë për mikun e tij ku tregonte raportin mes tyre.

“Ne nuk jemi puthur asnjëherë në buzë”, tha Myftaraj ai treksa fliste për gjënë më interesante që kishte ndodhur mes tyre.

Devis Xherahu është ndër këngëtarët më të sukseshëm në Shqipëri. Ai ishte sot i ftuar në studion e “Rudina” në Tv Klan nga ku foli edhe për jetën private dhe lidhjen me Ertemiona Mejdanin.

“Unë nuk jam xheloz për Ertemionën, ajo shkon shpesh në Honkong dhe mua nuk më pëlqen largësia. Unë nuk ndërhy në punët e Ertemionës sepse ne e kemi pranuar njëri-tjetrin ashtu siç jemi dhe jo çfarë do donim të ishim”, tha Xherahu.

Ndërkohë e dashura e tij kishte përgatitur po ashtu një videomesazh për Xherahun gjatë udhëtimit në Honkong ku i uronte atij suksese për projektet muzikore.

Dorjana Daka – Gazetare

Albana Nanaj – Eksperte turizmi

Duke filluar nga data 12 Maj, në Televizionin Klan do të startojë transmetimin një cikël i ri dokumentarësh.

“Check-in” është programi që do të përfshijë udhëtime shumë të veçanta në mbarë botën. Këta dokumentarë janë realizuar nga gazetarja, Dorjana Daka dhe ekspertja e turizmit, Albana Nanaj dhe transmetimi i tij do të zgjasë rreth 40-45 minuta.

Daka dhe Nanaj ishin sot të ftuara në studion e “Rudina”, në Tv Klan, nga ku treguan më tepër detaje rreth realizimit të këtij dokumentari.

Në çdo puntatë të tij do të ketë një itenerar udhëtimi, i cili do të bazohet tek vetë udhëtimi, kulinaria, vendet e veçanta historike, jeta e natës dhe takimet me njerëzit e ndryshëm. Ky emision do të transmetohet çdo të shtunë në orën 14:30 dhe puntata e parë do të jetë në datën 12 Maj 2018.

Rubrika “Quiz”