Dorina Mema – Sipermarrese

Ajo është një modele fitnessi dhe sportiste e konfirmuar edhe përtej kufijve shqiptarë. Bëhet fjalë për Dorina Memën, e cila ishte sot e ftuar në emisionin “Rudina” në Tv Klan për të folur për fëmijërinë e saj dhe jo vetëm.

Ajo ishte e shoqëruar në studio nga qenushja e saj Bo, me të cilën tha se ka një lidhje shumë të ngushtë. Mema tregoi se Bo një vit më parë ka kryer një operacion dhe tashmë është me tre këmbë, por ajo nuk e ka menduar kurrë ta braktisë.

“Bo ka tre këmbë sepse ka bërë një operacion, por nuk e kam fare problem se përsëri jeton si princeshë. Edhe me dy, edhe me një po të ishte unë nuk do ta braktisja. Ka një vit që ka bërë operacionin dhe ndihet shumë mirë. Bo është 5 vjeç dhe çelësi për të edukuar një qen mendoj se është dashuria ekstreme. Bo nuk e njeh dhunën, unë vetëm i flas dhe i shpjegoj çdo hap që bëjmë. Ajo i njeh me emra njerëzit që më rrethojnë. Vjet në muajin Gusht sapo u ktheva nga Katari, i lashë pushimet dhe 3 javë kam qëndruar tek spitali i qenve. Për tre javë kemi fjetur bashkë sepse po të ikja e gjeja me lotë në sy dhe me dhimbte shpirti. Qentë unë mendoj si i mban dashuria për të zotin, nuk ka sëmundje që i mposht ata. Mendoj se njerëzit duke dashur qentë marrin bekime, është gjë shumë e mirë. Çdo gjë që ne iu japim ata na e kthejnë mbrapsht”, tha Mema.

Gjatë emisionit ajo po ashtu rrëfeu për qytetin e saj të lindjes, Krujën dhe kujtimet e saj me këtë qytet.

“Në qytetin e Krujës kam qëndruar derisa mbarova shkollën e mesme. Fëmijëria më ka bërë kjo që jam sot. Kam patur prindër të disiplinuar. Që e vogël i kam dashur shumë kafshët dhe kam qenë e lidhur me ta. Ndoshta shumë krutanë që po më ndjekin e mbajnë mend atë gjelin që kam patur unë, më çonte në shkollë dhe më merrte. Por qyteti i Krujës në një fjali është si Monte Carlo pa det, është shumë e bukur”, tha modelja e fitness-it.

Drilon Hoxha – Regjisor dhe aktor

Ajsi Xhaxhaj – Aktore

Ardian Ramushi – Aktor

Klark Morinaj – Aktor

Dashnor Asllani – Aktor

“Dashura s’mjafton”, është ndër filmat e fundit shqiptar që është shfaqur në kinematë e Tiranës dhe ç’është e vërteta është pëlqyer nga publiku.

Një film i xhiruar në vende të ndryshme të botës përgjatë 2 viteve, në Itali, Francë, Zvicër, Maqedoni, Turqi, por rëndësia më e madhe i është dhënë Shqipërisë për ta promovuar akoma më shumë.

Regjisori dhe njëkohësisht aktori protagonist në këtë film Drilon Hoxha, dhe kasti i aktorëve Ajsi Xhaxhaj, Ardian Ramushi, Klark Morinaj, Dashnor Asllani ishin sot të ftuar në emisionin “Rudina” në Tv Klan për të folur për realizimin e filmit dhe tematikën që trajton.

“Skenari i këtij filmi është testuar shumë, nuk është se gjetëm një skenar dhe hajt të bëjm film. Gjetëm gjërat që pak a shumë po ndodhin në Shqipëri. Unë jam tek gjërat komerciale, sot në vendin tonë ndodhin shumë ngjarje të cilat unë jam përpjekur ti sjell artistikisht. Kam marrë shumë mesazhe nga njerëzit që kanë parë filmin, nuk kanë dalë bosh nga kinematë, tha Hoxha.

“Në film ne nuk jemi mjaftuar vetëm me marrëdhënien time me të Drilonit. Kemi përfshirë edhe marrëdhënie të tjera shoqërore, por sërish dashuria s’mjafton, pasi futet në mes paraja, interesat apo konkurenca për të qenë i pari. Përsa i përket pjesës time në film, unë jam protagonistja në film nga femrat, kam rolin e të dashurës së Drilonit, një vajzë e thjeshtë. Jam e sigurt që ky rol përfaqëson 70% të femrave shqiptare të cilat presin të dashurin problematik që të dalë nga qelia dhe për të nisur një jetesë të mirë”, tha Xhaxhaj.